Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut dërgoi një ekip të trajnuar për ndihmë në Turqi

Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut dërgoi një ekip për kërkim dhe shpëtim të përbërë nga 24 pjesëtarë të armatës dhe dy qenë, të cilët tashmë shkuan për Turqi.

“Armata me aeroplan dërgoi një ekip të trajnuar për kërkim dhe shpëtim, i përbërë nga pjesëtarë të batalionit për forca speciale dhe dy udhëheqës me qenë, të trajnuar për hetim nga komanda për trajnim dhe doktrina, të cilët do ta investojnë maksimumin e tyre për shpëtimin e jetëve të njerëzve nën rrënojat, e shkaktuara nga tërmeti katastrofal në aleatin tonë Turqinë”, informuan nga Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Më parë, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti, për MIA-n konfirmoi se ekipe për mbrojtje dhe shpëtim të përbërë nga 40 persona, janë dërguar në rajonin e goditur nga tërmeti në Turqi.

Треба да знаете
Последни објави