Search

Mickoski: Nuk pres që gjërat të ndryshojnë me hyrjen e ASH-së në Qeveri

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nuk pret që hyrja e Aleancës për Shqiptarët (ASH) në Qeveri të ndryshojë gjërat, por, siç tha sot nga Komuna e Petrovecit, të njëjtat do t’i përkeqësojë.

“Qytetarët po humbasin shpresën se diçka mund të jetë më mirë. Do të hyjë apo jo ASH, mendoj se është vendim i kryesisë së ASH-së, vendim i koalicionit LSDM – BDI, dhe në dhjetë muajt që kanë përpara dhe në kushte që të mos ketë të zgjedhje të parakoshme, nuk pres që gjërat të ndryshojnë diçka më shumë, por do të përkeqësohen, do të kemi disa politikanë më të pasur, ndërsa populli fjalë për fjalë nuk do të marrë asgjë”, tha Mickoski.

Kreu i partisë po ashtu theksoi se nëse në përbërjen e re të Qeverisë janë 61 deputetë, në maj nuk do të ketë zgjedhje.

Kur flisja për zgjedhjet e majit, e kisha fjalën për periudhën e fundit kur ka një justifikim logjik para qytetarëve që zgjedhjet të zhvillohen. Nëse organizoni në vjeshtë, tetor apo nëntor, ndërsa disa muaj më vonë janë ato presidenciale, lind pyetja nëse kjo është sjellje e përgjegjshme. Në kushtet e një krize të tillë, Maqedonia nuk mund të përballojë dy raunde zgjedhore. Afati logjik është maji dhe do të shohim nëse do të ndodhë kur propozimi i Kovaçevskit të vijë në Kuvend me përbërjen e re. Nëse janë 61 deputetë që do të votohen automatikisht, do të thotë se nuk do të ketë zgjedhje në maj. Nëse nuk janë 61 deputetë, duhet shkuar menjëherë në zgjedhje të parakohshme. Ne si VMRO-DPMNE jemi gati për zgjedhje në të dyja datat, 14 dhe 21 maj. Nëse bëhet kalkulimi se çfarë do të thotë me ditë, nuk ka qeveri teknike për njëqind ditë, por ne jemi të gatshëm edhe për këtë”, le të ketë më pak ditë qeverisje teknike vetëm për të shpëtuar qytetarët, tha Mickoski.

Ajo që po ndodh sot, tha ai, do ta barazoj me një lojë të bukur – shahun.

-“Në shah, thelbi nuk është të japësh shah, por të japësh mat. Së shpejti nga sot do të jemi dëshmitarë të një mat-i të tillë të cilin do ta fitojë kjo Qeveri e BDI-së e përkrahur nga LSDM-ja e forcuar tani me disa politikanë të cilët në dhjetë muajt e ardhshëm kërkojnë të pasurohen në kurrizin e popullit”, theksoi Mickoski. 

Треба да знаете
Последни објави