Search

Alarme për bomba në 33 shkolla fillore në Shkup

Në 33 shkolla fillore në Shkup sot ka pasur alarme për mjete të vendosura shpërthyese.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informojnë se janë ndërmarrë masat për evakuimin e sigurt nëpër shkolla dhe në rrjedhë janë kontrolle antiterror.

“Sot (07.02.2023) rreth orës 12:30 në SPB Shkup është paraqitur se në adresat elektronike të 33 shkollave fillore në Shkup është dërguar kërcënim me mjet shpërthyes. Menjëherë pas marrjes së denoncimit, nga ana e nëpunësve policor janë ndërmarrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave dhe vijojnë kontrollet antiterror si dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Треба да знаете
Последни објави